Dorëheqja e Arben Ndokës pasi ju përmend emri në raportin e DASH

Shares

Jozefina Topalli zbulon gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të sotme se dorëheqja e deputetit socialit, Arben Ndoka, nuk erdhi si presion i procesit të dekriminalizimit, por i raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar rreth një muaj më parë.
“Dorëheqja e tij u bë për faktin se një muaj më parë në raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit u thanë tri gjëra themelore. Është e turpshme që në Parlamentin e Shqipërisë ka persona me të kaluar në trafikun e qenieve njerëzore dhe se çdo segment i qeverisë është i afektuar nga korrupsioni”, deklaroi Topalli.
jozefina topalli2Ndërsa shtoi se largimi i tre deputetëve nuk erdhi nga dekriminalizimi, por nga vetë ato.
Duke ju drejtuar Ramës se me një deklaratë të tij ka fyer qytetarët e atyre zonave që janë përfaqësuar nga deputetët me prejardhje kriminale, Topalli u shpreh se, “problemi nuk është Armando. Ai nuk hyri me zor në Parlament, nëse kryetari i PS nuk do kishte përzgjedhur atë dhe njerëz të tjerë. Rama në një emision televiziv ka vazhduar të fyejë njerëzit duke thënë se ata janë përfaqësuesit e njerëzve në një mënyrë të koncentruar, ndërkohë që në një kohë tjetër, 100 vite më parë, ata janë përfaqësuar nga Fishta etj”, deklaroi Topalli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...