BBC: Numri i azilkërkuesve shqiptarë u rrit 631 % brenda 9 muajsh, i sirianëve vetëm 177 %

Shares

Plot 631 % është rritur numri I azilkërkuesve nga Shqipëria në këto 9 muaj. Në një shkrim të Mark Urban, në BBC thuhet se sirianët janë komuniteti që ka numrin më të vogël të atyre që kërkojnë strehim në Gjermani.
Në blogun  me titull: “Five new reflections on Europe’s migrant crisis” Mark Urban  shkruan:
Ndërsa tragjedia e atyre që largohen nga lufta e tmerrshme civile në Siri ka prekur imagjinatën popullore, këta njerëz përbëjnë vetëm 20.1 për qind të totalit të atyre që kërkuan azil në Gjermani nga Janari në Gusht të vitit 2015.
Nëse bëjmë bashkë të ardhurit nga Ballkani (nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia) numri i tyre është dy herë më i lartë, me 40.2 për qind. Shifrat e atyre që u është dhënë një strehë ndryshojnë, pasi shumë aplikime nga vendet e Ballkanit janë refuzuar.
Është e vështirë të shmangësh përfundimin se dhjetëra mijëra njerëz nga vende në paqe kanë marrë rrugën për në Gjermani, një shtet që shihet si një nga vendet më të dëshiruara në Europë për të jetuar.
Për ta thënë troç: ata po e shfrytëzojnë këtë krizë dhe po i rrisin përmasat e saj. Statistikat e autoriteteve gjermane tregojnë se ndërsa numri i sirianëve u rrit me 177 % gjatë 9 muajve të parë të vitit 2015 (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar), numri i shqiptarëve u rrit me 631 % po në këto 9 muaj.
Statistikat shërbejnë për të shpjeguar përse Kancelarja Angela Merkel po përballet me një kundërshti në rritje ndaj politikës së saj të dyerve të hapura (edhe pse kjo është vetëm për sirianët) dhe tensionet me vendet fqinje, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.
Këta vende ankohen për numrin e lartë të emigrantëve që i janë drejtuar veriut.

Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...