Basha: Shqipëria e Rames si Laguna e Patokut, nga Greqia hyjnë kamionë me duhan kontrabandë

Shares

“Shqipëria po katandiset si Laguna e Patokut”.
Kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha, në emision “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në TV “Ora News”.
Sipas Bashës, të fortët, të ashtuquajtur biznesmenë, të PS-së, po mundohen të zhvatin pasuritë kombëtare, ndërsa si shembull përmendi Albetrolin dhe Koço Kokëdhimën.
Më tej Basha denoncoi edhe kontrabandën me duhan që zhvillohet sipas tij, nga Greqi me kamionë.
“Tonelata me duhan futen kontrabandë me kamionë nga Greqia, me vlerë 200 milionë euro. Të dhënat për këtë vijnë nga Greqia e cila me dokumente e provon këtë”, denoncoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...