Vepra më e re penale, vjedhja e kanabisit – një rrënjë kushton më shumë se një lopë

Shares

Një bimë kanabis e cila arrin deri në 2 mijë euro, më shumë se një lopë, ka filluar të shndërrohet në “burim konflikti”, bashkë edhe me “veprën më të re penale”, vjedhjen e kësaj bime.
Denoncimin e bënë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet denoncimit të një “qytetari dixhital”.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
sali berisha, ne zyre_copy_1“Të dashur miq, tani, siç njofton qytetari nga Ballabani ka plasur vjedhja e kanabisit dhe konflktet e rrezikshme për këtë vjedhje pasi një bime kanabisi thonë se tani kushton më shumë se një lopë!
‘Përshëndetje z. ish-kryeministër, me këtë mesazh dua t’ju njoftoj se në këto anët tona nuk kemi me konflikte për vjedhje të vreshtave apo të ndonjë shelegu, tani konflikti i madh vjen për vjedhje të kanabisit nga rojet e parcelave apo pronarët e tyre që presin vjedhin me rrënjë bimët e kanabisit te të tjerët. Me sa thonë këtu në zonën tonë një bime e mirë kanabisi kushton më shume se një lopë! Kështu një konflikt që për pak sa nuk përfundoi në vrasje ndodhi në plantacion të drogës në Ballaban të Përmetit me fisin Cenollari. Vidhen 150 rrënjë. Janë më të mira. Të tjerat ruhen huligan. Është e implikuar dhe policia’”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...