Anëtarët e PS, në Shkodë, kanë kërkuar largimin e Ilir Metës nga koalicioni i majtë. Reagimi i socialistëve shkodranë wshtw bwrw sot në një mbledhje të strukturave vendorë të kësaj partie, ku merrte pjesë edhe deputeti Paulin Sterkaj.
“Të rikthehet Tom Doshi në parti. E keqja e PS nuk është Tom Doshi, por Ilir Meta. Ilir Meta të largohet nga koalicioni dhe të bashkohet me PD-në”, ka qenë reagimi i socialistëve shkodranë.
Ndaj këtyre zërave është përgjigjur deputeti Paulin Sterkaj, i cili i ka akuzuar këta zëra si të ndikuar nga Tom Doshi, apo Keti Bazhdari, me të cilët këta socialistë takohen, sipas Sterkajt.
Ndërkohë, socialistë shkodranë kanë reaguar edhe për sa i përket punësimit në Shkodër.
Sipas Besnik Brahimit, ish-kreut të komunës së Bërdicës tha se, “pas fitores në 2013 pritëm shumë se do ndryshonte situata e punësimit për mirë. Por sot, dy vjet më pas, shihet se punësimi i drejtorëve nuk bëhet në bazë të meritave”.
Ka qenë Paulin Stërkaj i cili ka reaguar, duk u shprehur se “kjo është një mbledhje partie dhe jo mbledhje punësimi. Vështirësi ka pasur, ndaj edhe po bëhen reforma”, është shprehur Sterkaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












