QKR: Nga e hëna regjistrimi i bizneseve edhe nëpërmjet noterëve

Shares

Duke filluar nga dita e hënë datë 21 Shtator 2015, të gjithë individët/subjektet tregtare që kërkojnë të regjistrohen për herë të parë (si persona fizikë), mund të drejtohen pranë zyrave të noterëve në të gjithë vendin për të realizuar regjistrimin e tyre.
Njoftimin e bëri të ditur sot, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR).
Sipas QKR, çdo zyrë noteri në Shqipëri, do të mundësojë regjistrimin e biznesit on-line, duke bërë të mundur kështu shmangien e radhëve të gjata të biznesit në zyrat dhe sportelet e QKR në shkallë vendi.
“Theksojmë se, duhet të keni kujdes kur deklaroni adresën ku zhvilloni aktivitetin si dhe në dhënien e adresës së postës elektronike vetjake (e-mailin personal apo të punës)”, tërheq vëmendjen QKR-ja.

Avantazhet
1. Mundësimin tërësisht të aplikimit nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.al.
2. Noterët, do të asistojnë të gjithë individët/subjektet tregtare në plotësimin e të dhënave të detyrueshme dhe vullnetare, sipas formularëve përkatës të regjistrimit, deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare mbi aplikimin.
3. Aplikimi për regjistrim do të kryhet vetëm nëpërmjet mjeteve të sigurta të identifikimit (pasaporta biometrike apo karta e identitetit).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...