Peza: Ndryshojmë ligjin ja si do të zgjidhet kreu i RTSH-së

Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Publik Shqiptar do të zgjidhet në të njëjtën mënyrë si Presidenti i Republikës. Pas më shumë se 1 vit dështim nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për të zgjedhur drejtorin, mazhoranca ka marrë iniciativën për të bërë ndryshimet e duhura ligjore që do të mundësojnë zhbllokimin e situatës.
Sipas nënkryetarit të Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, Alfred Peza, me ligjin e ri që javën e ardhshme do të propozojë mazhoranca, zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm do të bëhet me 4 raunde. Nëse në tre raundet e para, nga ana e Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk arrihet zgjedhja e tij me shumicë absolute, në raundin e katërt, ai mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Në rastet kur as kjo nuk arrihet, atëherë Këshilli Drejtues i RTSH-së do të duhet të shpërndahet, një formulë kjo që përdoret edhe me Parlamentin kur nuk arrin të zgjedhë dot Presidentin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...