Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “opinion” të Blendi Fevziut, është ndalur me komentet e tij edhe në marrëdhëniet e fundit Shqipëri – Serbi.
Për nishanin “Shqipëria nuk mund të jetë ‘make up’ i Serbisë. Marrëdhëniet duhet të jenë reciproke”, ka shtuar Nishani.
Duke tërhequr vëmendjen për qëndrimet e Serbisë ndaj Preshevës, Nishani ka bërë të ditur se “na është premtuar për ndryshim qëndrimesh në Preshevë nga Serbia, por ende nuk është bërë mjaftueshëm”.
Për Presidentin, marrëdhëniet më të fundit Shqipëri – Serbi, “janë një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga dialogu Serbi – Kosovë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












