Reagime të shumta dhe të ashpra ka pasur sot, pas shfaqjeve të fotove të Enver Hoxhës në Pezë, në 73 vjetorin e konferencës që njihet me emrin e këtij fshati.
“”Rilindje” e Enverit në Pezë. Kaq është maksimumi i Rilindjes së majtë? Të vërtiten me fotot e diktatorit duke besuar se Rilind vërtetë? Do doja të besoja se ata që e votuan Rilindjen dhe Erjonin janë skuqur… Mjerim! F… You!”, shkruan në “Facebook”, Fatbardh Kadilli, Sekretari për Burimet Njerëzore në PD.
Duke kujtuar se këta që votuan ligjin e lustracionit, deputetja demokrate Majlinda Bregu shton se
sot i bëjnë karshillëk më tërsëllimë me qurravitje malli për Enverin.
“Po ç’ishte kjo ironi apo karshillëk me tërësëllime me qurravitje malli për Enver Hoxhën?!
Po kujt i bëhet hare shpirti qe historia jonë shembullore me vëllavrasje komuniste të behet ‘Recreational #ShifnanPezë me fantazmat e komunizmit’,cdo 16 shtator?!
Propozuan e votuan ligjin e lustracionit këta që bëjnë Recreational, #ShifnanPezë .
E quajtën ‘dëshmi të kurajës politike, mosnënshtrim ndaj së ligës,respektim të së drejtës se çdo viktime të diktaturës për të njohur të vërtetën, për të hetuar çdo aspekt të dhunimit..’ etj, etj.
Urdhëro!”, shkruan Majlinda Bregu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












