Vetëm një ditë pasi punonjës të OSHEE i kërkuan para në dorë biznesmenit Dilaver Kurti, prokuroria e regjistroi gjatë aktit korruptim dhe sot e i vendosën prangat.
Historia
Ne Drejtorine e Policise se Qarkut Diber ka bere kallzim biznesmeni Dilaver Kurti, i cili ben te ditur faktin se ai prej 4 viteve ushtronte nje aktivitet privat te perpunimit te mermerit, ne Klos, Burrel,. Ne lidhje me kete aktivitet ai kishte permbushur ne menyre te rregullt te gjitha detyrimet nga O.SH.E.E. duke paguar te gjitha detyrimet per kontraten e furnizimit me energji elektrike. Të martën, ne ambjentet ku kallzuesi ushtronte aktivitetin e tij, kane shkruar 5 persona, te cilet jane prezantuar si punonjes se O.SH.E.E. me qellim verifikimin e matesit te energjise elektrike.
Gjate verifikimit te ketij aparati mates biznesmeni ka konstatuar se nje nga punonjesit e O.SH.E. E. ka shkeputur me pinca dy vula te matesit. Me pas nje nga personat ne fjale e ka kercenuar se do ta fuste ne burg, kurse tjetri i ka thene se do ti kerkonte pagimin e detyrimeve, te cilat per shkak te pajisjesjeve te punes kerkonin pagimin e nje shume te madhe lekesh. Pas kesaj bisede, ky person i fundit i ka kerkuar kallzuesit te bisedonin privatisht. Ai i eshte prezantuar kallzuesit me emrin Idriz. Pasi i ka dhene numrin e telefonit, xxxxx986, i ka kerkuar te komunikonin serisht te kafja qe ishte perballe punes se kallzuesit. Ne perfundim, personi me emrin Idriz i ka kerkuar qe kallzuesi te paguaj nje shume prej 50.000 lekesh qe te mbyllte kete pune dhe meqenese kallzuesi i ka thene qe nuk kishte ku ti gjente keto ne nje kohe te shkurter kane lene te takohen te nesermen. Dilaveri ka komunikuar me personin me emrin Idriz, me numrin e tij te telefonit celular xxxxx271 dhe ne oren 03.38’ ku kane rene dakort qe ti coje shumen e lekeve.
Përgjimi
Me daten 15.09.2015 ne mes Dilaver Kurtit dhe punonjesit te policise se Drejtorise se Policise se Qarkut Diber eshte arritur nje marrveshje mbi bazen e se ciles biznesmeni ka pranuar te bashkepunoje me policine dhe eshte i gatshem te kryej veprimin simulues, si dhe cdo veprim tjeter. Kallzuesi ka pranuar ti jape personit te prezantuar me emrin Idriz shumen prej 50.000 lekesh, te kerkuar nga ky i fundit, per kryerjen e nje veprimi qe lidhet me detyren e tij.
Ndodhur ne keto kushte me qellim identifikimin e rrethanave qe lidhen me ngjarjen dhe pergjegjesine penale, me autorizim te Prokurorise se rrethit gjyqesor Mat eshte kryer pergjimi i fshehte fotografik, filmik, me video dhe audio i takimit te shtetasit Dilaver Kurti me shtetasin Idriz Driçi, me detyren specialist i O.SH.E.E. dhe veprimi i simuluar eshte pergjuar, vezhguar dhe rregjistruar.
Pas marrjes se kesaj shume shtetasi Idriz Drici eshte futur ne automjetin e punes dhe me pas eshte ndaluar nga ana e forcave te policise se Drejtorise se Policise se Qarkut Diber. Gjate kontrollit personal te tij i eshte gjetur shuma prej 50.000 lekesh qe i ishte dhene nga ana e biznesmenit.
Nga ana e policise gjyqesore eshte kryer arrestimi ne flagrance i shtetasit Idriz Driçi, si i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












