Basha: Po të kishte Shullazë e Habilaj në kohën e PD, për Shqipërinë nuk do të kishte as NATO, as liberalizim vizash

Shares

Pas konferencës se qeverisë me Policinë e Shtetit mbi rezultatet antidrogë, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili theksoi se gjatë qeverisjes së PD, Shqipëria në raporte është përmendur vetëm pozitivisht dhe në sajë të tyre, fitoi anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave si dhe vijoi me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Sepse nëse do të dish se çfarë produkti u bë dhe ishte Shqipëria, sigurisht nëse Shqipëria do të ishte e lidhur me Lulin apo Mulin siç the, nuk do të ishte në NATO, as nuk do të kishim proces të liberalizimit të vizave. Nuk do të ndodhte nëse kryeministri do u bënte bismilah shullazëve e habilajve, nuk do ndodhte nëse kryeministri do u hapte dyert të inkriminuarve në parlament, nuk do të ndodhte nëse kryeministri do të merrte narkotrafikantët tu jepte pozita.
Vizat u hoqën, u mor rekomandimi për BE, hymë në NATO, sado të djersish Edi nuk i zhbën dot se i gëzojnë shqiptarët kudo ku janë të majtë e të djathtë”.
Kreu i PD-së deklaroi se Rama ka rekord me emërime të trafikantëve në poste drejtuese ndërsa i bëri thirrje për ligjin e dekriminalizimit.
“Rama ka rekord të qartë se ka caktuar narkotrafikantët në poste, i ka futur në parlament, i ka bërë kryetarë bashkie, emblema janë Roshët, Bushët, Bardhët, Peçët e tjerë që administrojnë territore të tëra me pushtetin që u ka dhënë Edi Rama. Ligji për dekriminalizimin është në parlament, nise me testin e drogës, ti dhe ministri yt. Do të ishte fillim i mbarë”, u shpreh Basha.
Basha më tej akuzoi se kryeministri po arreston dhe akuzon ata që akuzojnë lidhjet e ministrit Tahiri me krimin, ndërsa personalisht deklaroi se, si kryetar opozite është gjithmonë pro punës së policisë. Ai theksoi se deklatën e Ramës për ambasadorët, duke u shprehur se kryeministri sot i ka fyer rëndë Gaianin dhe Donald Lu.
“Edi Rama që arreston ata që denoncojnë lidhjet e Tahirit e Habilajve me trafikantët e drogës. Unë mbështes Policinë e Shtetit, ndaj të mos bëhet burracak sepse e vërteta duhet të mbyllet me çdo kusht, se gënjeshtra nuk mban debat, as me shfaqje me regji qendrore, as me keqpërdorime të kodeve me ambasadorët që i fyhen duke i poshtëruar në shtëpinë tënde”.
Basha ka akuzuar më tej kreun e qeverisë Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se sot paralizoi punën e policisë.
“Shkon dhe paralizon punën e 2 mijë policëve që mblodhi në Pallatin e Kongreseve ndërkohë që droga fiton çdo ditë terren, ndërkohë që trafikanti bën gati parcelën e radhës. Bën propaganda boshe, kinemanë e verës së vonë, jo vetëm nuk ndihmoi por sot e stimuloi dhe ndihmoi luftën kundër drogës. Sot qindra policë janë thirrur me forcë të ndjekin kinemanë, parcelat bëhen gati nga Habilajt e Tahirët, me makinat me targat AA të ministrit por nuk janë duke përdorur varkën e tij”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...