Deputeti socialist Spartak Braho, i njohur ndryshe edhe si “Baba Taku”, ka pranuar sot faktin se ka shumë deputetë nga radhët e mazhorancës e opozitës që kanë përdorur drogë. Duke folur në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin, Braho i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili i ka kërkuar kryeministrit Rama të bëjë testin e drogës.
Sipas deputetit Spartak Braho, duhet të forcohet ligji për dekriminalizimin, sepse “testi drogës nuk është gjë, pasi ka shumë që e kanë përdorur”.
“Felaj të na e sillte këtu projektligjin për dekriminalizimin. Ky ligj duhet forcuar. Nuk është gjë testi drogës, pasi ka shumë që e kanë përdorur. Ka shumë që kanë përdorur drogë nga ju edhe nga ne”, tha deputeti Braho.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












