Prej muajit maj të këtij viti, 50 fluturime transadriatike, pa llogaritur ketu transjonianet, janë realizuar nga Vlora.
Denoncimi vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Shqipëria kanabiste jetime!

Te dashur miq, kete vit nga jugu ne veri, nga lindja ne perendim ne fushat, kodrat, malet, shpatet, luginat, zabelet e vendit u mboll shume me teper kanabis se sa miser ne Shqiperi. Kryeqytet i kanabisit i Shqiperise dhe Europes ishte Tepelena e birit te saj kanabist, Sajmir Shullazi.Tre muaj me pare, sherbimet partnere njoftuan se policia shqiptare kishte shkulur rreth 1 milion rrenje kanabis ne vend. Gjate ketyre muajve jane konstatuar te mbjella miliona e miliona rrenje te tjera kanabis ne mbare vendin. Por spcifike eshte edhe fakti se kete vit, te gjitha parcelat e droges te korra nga policia dhe te tjerat qe ruhen prej saj, kane qene jetime. Shqiptaret qe pane berberet e arrestuar nuk kane pare deri sot nje fermer pronar parcele te arrestuar. Kjo sepse kete vit arat e kanabisit qe te gjitha jane te deputeteve e drejtuesve lokal dhe qendror te Partise Siçiliste, jane te inspektoreve, drejtoreve te policise. Prandaj dhe çdo operacion gjithnje rezulton se behet ne token e askujt!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












