SKANDALI THESARIT ME LSI/ Manjani gazetarëve: Kaq budallenj jeni ju…!

Shares

Ylli Manjani ka reaguar sot në një mënyrë “origjinale”, në emër të LSI-së, për skandalin e denoncuar një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha me Thesarin e Shtetit.
Për Manjanin janë gazetarët “budallenj”, që nuk kuptojnë se ato pagese janë pagesa transparente, të kuatove nga ana e zyrtarëve politikë të LSI-së, nëpërmjet Thesarit.
“Ajo është një pagesë transparente e kuotave ndaj partisë, nga ana e anëtarëve të saj. Ne këtë e bëjmë në mënyrë transparente. Nga paga e tij, zyrtari politik paguan detyrimet politike, dhe ka zgjedhur pagesën nëpërmjet Thesarit për më shumë transparente. Veprimi është  transparent dhe i hapur. Kaq budallenj jeni që nuk kuptoni dhe konstatoni”, është shprehur Manjani.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDAL/ Unikale, Thesari i Shtetit shndërrohet në thesarin e LSI-së
/web/SKANDAL_Unikale_Thesari_i_Shtetit_shnderrohet_ne_thesarin_e_LSI_se_7170_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...