Muskujt e Aldo Bumçit, tmerri i “armikut”…

Shares

Kreu i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko ka ironizuar sot deklaratat e deputetit socialist Artan Gaçi.
Nisur nga pretendimi i Gaçit sot në mediat e shkruara, i cili justifikon përfshirjen e elementëve me rekorde kriminale në PS me nevojën për t’u përballur me të fortët e PD-së, Bejko zgjedh që nëpërmjet një shakaje miqësore, përmendjen e Aldo Bumçit, etiketimin e tij si “Balozi i Zi”, nga i cili duhet të ruante votat Artan Gaçi.
“Epo kot nuk i them Aldo Bumçit unë që muskujt e tu janë tmerri ‘armikut’ në Lezhë e gjithë krahinat përreth.
Tani u mor vesh pse PS-LSI e Lezhës, Shkodrës, Malësisë së Madhe janë mbushur me ‘të fortë’, sepse përballë tyre qëndron i paepuri ‘Balozi i Zi’, që kishte dalë nga deti ‘i tmerrshmi’, kapua i kapove Aldo Bumçi ‘me bandat’ e tij!
(Ndjesë Aldos që e përmenda, është nga politikanët më paqësor që ka PD, e përballë tij PS -LSI vuri kapobandat)”,
ironizon Roland Bejko, nëpërmjet një postimit të tij në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...