Gazetari i Top Channel padit në gjykatë për shpifje, “Lapsi.al” dhe gazetarët Shkullaku e Bushati

Shares

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka bërë të ditur sot se ka filluar një betejë ligjore, ndaj agjencisë së lajmeve “Lapsi.al” dhe gazetarëve, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
“Sot së bashku me avokaten time Arnida Çapi dorëzuam në Gjykatën e Tiranës padinë civile ndaj Lapsi.al dhe botuesve të këtij portali Armand Shkullaku dhe Andi Bushati për artikullin shpifës ndaj meje me titull ‘Merkel i përgjigjet ftohtë pyetjes së parpërgatitur të Top Channel’, datë 8 Korrik 2015, ku shpifet se: ‘Muhamed Veliu merr gjithnjë pyetje të gatshme nga zyra e shefit të qeverisë’”, lajmëron vetë Veli.
Ai sqaron se nuk do të donte kurrë të ishte në një betejë ligjore përballë asnjë kolegu gazetar, por, “përballë cenimit të reputacionit tim profesional dhe personal, jam i detyruar ti drejtohem Gjykatës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...