Artan Bajraktari i vendosur: Prokuroria të hetoj kush e fshehu urdhrin për arrestimin e Mark Frrokut

Shares

Artan Bajraktari nuk tërhiqet nga kërkesa e tij ndaj Prokurorisë së Tiranës për të hetuar se përse nuk u zbatua urdhër-arresti i Interpolit belg për arrestimin e Mark Frrokut. Rikthimi në detyrën të cilën mbante më parë si shef i zyrës ë Interpol Tiranës, nuk e kënaq atë, i cili këmbëngul, këtë herë edhe në gjykatë, për identifikimin e personit që fshehu urdhrin e kolegëve të Brukselit.
Në Gjykatën e Tiranës seanca e dytë u shty sërish sot, për shkak të mosparaqitjes së prokurorit të çështjes, ndërsa jashtë kamerave Bajraktari i cili shoqërohej nga avokati i tij u shpreh se do t’i shkoj këtij procesi deri në fund për të zbardhur të vërtetën.
capturebrkMë datë 25 qershor 2015, Prokuroria e Tiranës do të vendoste pushimin e hetimeve ndaj Bajraktarit, pasi në argumentin e saj prokuroria veprimet dhe mosveprimet e shefit të Inteprolit nuk i konsideroi vepër penale por shkelje administrative. Por, është pikërisht ky vendim i akuzës që kundërshtohet nga Artan Bajraktari, i cili tashmë i kërkon gjykatës të detyroj prokurorinë të hetojë se cili kishte përgjegjësi penale për mos arrestimin e deputetit, Mark Frroku.
Numri një i Inteprol Tiranës e ka mohuar dhe më parë akuzën se ai ka penguar arrestimin e Mark Frrokut, ndërsa për këtë çështje në pranga disa muaj më parë ra dhe vartësja e tij Laureta Alla tashmë dhe kjo e rikthyer në detyrë.
Mos arrestimi i Frrokut u shoqëruar dhe me dorëheqjen e Artan Didit, asokohe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili prej disa kohësh është rikthyer në Amerikë në detyrën e oficerit të kontaktit me palën amerikane pranë ambasadës shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...