A e ka diplomën e Universitetit Erion Veliaj…?!

Shares

Avokati Altin Goxhaj, i njohur edhe për angazhimet e tij me Shoqërinë Civile, prej kohësh ka ndërmarrë rrugët ligjore, për të zbardhur faktin, në se Erion Veliaj, ka apo jo një diplomë Universiteti.
Prej tre muajsh, ai i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Sipas tij, vetëm sot mësohet se ka marrë një përgjigje nga MASH, por jo informacion, për diplomimin e mundshëm të Erion Veliajt.
Sipas Altin Goxhajt, “Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, i cili ka qenë edhe avokati i Veliajt në gjyqet e tij më shkruan, ‘S’të japim informacion për diplomën e Veliajt sepse duhet që të na autorizojë Veliaj, sepse janë të dhëna personale’”.
pergjigja mashDuke i kujtuar Sekretarit të Përgjithshëm të MASH, Nenin 23, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, Goxhaj paralajmëron se do ti drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtës se Informimit Publik.
“Por ndërkohe do ti drejtohemi edhe vetë Kryetarit të Bashkisë që të na vërë në dispozicion kopjet e diplomave dhe të listës së notave bashkë me datat e çdo note dhe me emrat e pedagogëve përkatës. Unë e di që Zymbyli është i vetmi kryebashkiak në botë që ka vetëm diplomën e shkollës së mesme por lezeti është t’ja çmontojmë mashtrimin pak e nga pak, me qetësi dhe dashuri”, shprehet Avokati Altin Goxhaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...