Kryeministri, Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane “Abendzeitung”, i pyetur se kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Rama përgjigjet se, “Për këtë duhet të pyesni kancelaren (Angela Merkel). Të ishte për mua do të thosha tani. Sidoqoftë nuk është e largët kohë kur Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së”.
Nga ana tjetër Rama shton se, sot shqiptarët janë më të pjekur dhe nuk e kanë më imazhin idealist të Evropës.
Rama ka një propozim edhe për zgjidhjen e fluksit të azilkërkuesve.
“Kriza e refugjatëve mund të jetë përfituese për të dy palët. Për shembull nëse hapim një program për trajtim sezonal dhe Gjermania mund të përfitojë nga kjo gjë. Ne mund të trajnojmë infermiere që më pas mund të punojnë në Gjermani. Kjo do të kushtonte më pak sesa Gjermania po shpenzon për t’u ofruar ndihmë refugjatëve”, shprehet kryeministri Rama.
Kryeministri i Shqipërisë pyetet edhe për faktin që në Gjermania nuk kanë një imazh pozitiv për Shqipërinë. Rama thotë se për këtë është faji i medies ndërkombëtare e cila ka krijuar një stereotip për
Shqipërinë e kaluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












