Edmond Spaho: Dorëheqje e Metës dhe Tahirit, përndryshe rrëzim i qeverisë

Shares

PD ka kërkuar sërish dorëheqjen e Metës dhe Tahirit në mënyrë që të shkojnë para drejtësisë pa ndikimin e pushtetit që ata kanë. Nëpërmjet nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho, PD bën thekson sërish se “Kryetari i Parlamentit është akuzuar nga avokatët e qeverisë shqiptare për korrupsion, dhe provat e argumentat e tyre për rryshfetin e Metës janë pjesë e raportit që kanë paraqitur në Arbitrazhin e Vjenës. Ministri i Brendshëm akuzohet nga një oficer i lartë i antidrogës me lidhje të forta me partnerët europianë, se është i implikuar me bandat më të rrezikshme të narkotrafikut në Jug.”

Spaho kërkoi në emër të PD-së dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës dhe vendosjen e tij në dispozicion të një hetimi të plotë dhe të besueshëm për akuzat e bëra publike.

Në vijim ai tha se largimi i Saimir Tahirit është parakusht për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë e të pandikuar mbi akuzat e tmerrshme dhe faktet e bëra publike për implikimin e tij në trafikun e drogës përmes kushërinjve Habilaj të cilëve ju ka vënë në dispozicion edhe automjetin e tij privat dhe skafin po në emër të tij.

Nëse dyshja Rama-Meta vazhdon me kokëfortësi të kapen me dhunë e arrogancë pas karrikes edhe pse nën akuza të pakapërdishme, atëherë do të përballen me forcën e bashkuar të qytetarëve shqiptarë deri në rrëzimin e regjimit të krimit dhe korrupsionit, përfundoi deklaratën e tij Edmond Spaho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...