Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Pogradec, u bë sot kapja dhe arrestimi në flagrancë i 67-vjecarit Spiro Muçllari, banues në fshatin Vërdovë – Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të marra në rrugë operative si dhe gjatë kontrollit të ushtruar, ditën e sotme, në një magazinë, në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan, një arsenal armësh e municionesh.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec , për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 278/2/3 dhe 279/1 të Kodit Penal.
Sekuestruar
1 (një) armë zjarri, Automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, me nr. 03990-83,
3 (tre) kallëpe lëndë plasëse tritol,
5380 copë fishekë model 56, kalibri 7.62 mm,
2 (dy) armë të ftohta thika, si dhe
1 (një) çantë për mbajtjen e fishekëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












