Mora petro-gazin, dy filxhan kafeje, kafenë dhe duke u mbajtur te shkopi, vajta të pi një kafe me Azemin e bronztë! E përshëndeta, i kalova dorën në pardesynë e bronztë, ju ula pranë dhe me zërin që më dridhej, me lotët që më rridhnin…i fola ”hajde zbrit të pimë kafenë”!
Dhe ai zbriti i veshur me pardesynë e bardhë, më përqafoi dhe vështrimin e hodhi tutje nëpër Q. STUDENTI!
Buzëqeshte, po sytë i flakërinin!
Ja aty ishim kur solle dy fëmijët e tu të vegjël dhe gruan tënde… U vute të gjithë në shërbim të demokracisë!
Flisja dhe isha mbështetur pranë tij… po atëherë, në mitingun e madh përpara Pallatit të Kulturës, që zgjove zjarrin e lirisë të një popull të tërë dhe në fund të mitingut, të ngritën peshë e brohorisnin ”Na prij AZEM!”.
Hahaha, atë dite të humbi një këpucë dhe ne qeshnim ”Zoti të bekoi, dhe vetëm thembrën e njërës këmbë ta la të prekshme…si Akilit! Dhe ti e sfidoje vdekjen, ajo kishte frikë prej teje! Luftove mik, nuk kurseje asnjërin që donte të nxinte demokracinë!
Si erdhi ajo natë si…, me trego, do ngelet enigme sa të jetë jeta… Kush të tradhtoi kaq mizorisht!?
Dora e tije më shtrëngoi supet ”koha do ta tregojë”!
Thitha fort cigaren, kafeja ishte ftohur, po s’pushoja së foluri ”A e sheh se ç’po bëhet këtu, po zhytemi përsëri në diktature, po kjo është një diktaturë e re…me drogë, me korrupsion , kriminele, janë bijtë e atyre që na sunduan 50 vjet.
Nuk e di o mik janë gërshetuar gjërat shumë, asgjë s’po merr rrugën e duhur, sa fillon zgjohet shpresa bije vrulli s’e di , s’e di… shumë fjalë shumë fjalë dhe thirra fort ”AZEM TI JE GJALLE… PRINA AZEM!!!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












