VENDIMI/ Të hënën nis shkolla, rregullat e reja dhe akset e kufizimit të lëvizjes së automjeteve në Tiranë

Shares

Bashkia e Tiranë bën publike rregullat e reja të qarkullimit të automjeteve nëpër rrugët e Tiranës të cilat do të hyjnë në fuqi prej 14 shtatorit ditës kur nis viti i ri shkollor.

Rregullat që hyjnë në fuqi nga e hëna.

1 – Në brendësi të Unazës së Vogël të Tiranës do të ketë kufizim 24 orë përveçse për veturat urgjencat zjarrfikësit e autobusët urbane.
2 – Nga ora 06:00 – 09:00 e mëngjesit dhe nga 16:00 – 20:00 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave pavarësisht tonazhit. Kjo vlen dhe për kamionçina apo furgonë të vegjël dhe për mjete të rënda. Asnjë mjet komercial nuk do qarkullojë në Tiranë.
3 – Nga ora 06:00 – 20:00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton, në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj si dhe në rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, Rruga e Elbasanit dhe Bulevardi “Bajram Curri”.
4 – Nga ora 06:00 – 20:00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton në brendësi të Unazës së Madhe të qytetit si dhe në akset kryesore të hyrjes në Tiranë. Nga Ora 06:00 – 20:00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton në akset kryesore hyrëse në qytet.
5 – Kurse nga ora 20:00 – 06:00 të mëngjesit të gjithë subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...