Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar sot, pas një “dokumenti zyrtar” të botuar në disa media on-line.
Duke pranuar se kjo përmbledhje është bazuar nga raportimet mediatike, OSBE sqaron se ky “dokumenti sekret” nuk është qëndrimi i tyre zyrtar dhe se nuk komentojmë vërtetësinë e raportimeve të medias.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës.
Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.
Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së.
Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












