“Të dashur miq, pata kënaqësinë të prisja në një takim ambasadorin e ri të Izraelit në vendin tonë zotin Boaz Rodkin.
Me ambasadorin Rodkin diskutuam mbi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona, mbi problematikat dhe konfliktet në rajon. Zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe kriza e sigurisë që vendet e saj po kalojnë, veçanërisht në Siri, Irak por dhe ne Libi e Jemen, etj rreziku që paraqet ISIS për vendet e rajonit dhe sigurinë ndërkombëtare. Këto konflikte dhe kriza e refugjatëve si produkt i tyre, përbëjnë një nga shqetësimet dhe kërcënimet më të mëdha të sigurisë, të të drejtave të njeriut, paqes dhe zhvillimit sot në botë. Në këtë kontekst i shpreha ambasadorit bindjen time se Izraeli do të vazhdojë të mbetet shtylle e rëndësishme stabiliteti dhe demokracie në rajon.


Nga ana tjetër vendi ndodhet i bllokuar në procesin e dekriminalizimit. Rama e ka mbushur parlamentin dhe administratën me kriminelë. Situata nuk është e sigurt dhe modeli që kjo qeveri po jep është ai i kriminelëve deputetë në pushtet ndërkohë që u kërkon njerëzve të thjeshtë të zbatojnë ligjin.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












