Dibër, shkollës i del “i zoti” – “pronari” rreh dhe nuk lejon mësuesit të ushtrojnë detyrën

Shares

Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Dibrës, bënë të ditur se, dje është arrestua në flagrancë, Afrim Kaleci, 58 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër.
Të njëjta burime saktësojnë se, arrestimi u bë pasi ky person, në vendin e quajtur “ish-SMT”, Dibër ka goditur me grushte dhe  shkelma duke i shkaktuar dëmtime 37-vjeçarin S. H., banues në fshatin Tomin Dibër,s i dhe ka penguar shtetasen H. H., bashkëshortja e S. H., me profesion mësuese  në shkollën 9-vjeçare, Tomin që  të ushtrojë detyrën si mësuese në këtë shkollë, me pretendimin se toka në të cilën është godina e shkollës është në pronësinë e tij.
Materialet i kaluan  Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Dibër,  për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”  dhe “Vetëgjyqësisë” nenet 89 dhe 277 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...