Policia rikthehet në Lazarat

Shares

Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve nga Lazarati të shpallur në kërkim dhe konkretisht:
1. Alim Hallaçi, 46 vjeç banues në fshatin Lazarat,Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së parë  Gjirokastër me Vendim Nr. 532,datë 21. 11. 2014 ka caktuar në ngarkim të këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale   “ Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.
2. Lefter Boçia, 52 vjeç, lindur në Lazarat Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi, më datën 25. 08. 2015, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Vreshtat e fshatit Dervician”, për motive banale, ka lidhur me litar e goditur me grusht dhe me shkop druri në kokë dhe në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe më pas  e ka  futur në bagazhin e makinës së tij, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...