Pse kemi dy deklarime të ndryshme nga policia italine për avionin?

Shares

Në dy ditë, janë bërë prezentë dy qëndrime të ndryshme të policisë italiane për “origjinën” e avionit të bllokuar dje me drogë në Torino.
avioni_i_droges_policia_italien_pergenjsdhtrim_9172“Avioni, ndërsa udhëtonte nga Shqipëria në Piemonte, bëri një ndalesë teknike në Lecce”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë italiane publikuar dje, njoftim i cili u lexua dhe komentua edhe si një përgënjeshtrim i ministrit Saimir Tashiri.
Por sot, një tjetër deklaratë e një zyrtari italian, që jeton e punon në Shqipëri, bënte të ditur një qëndrim krejt të ndryshëm nga ai djeshmi i policisë s Torinos.
michele grillo“Mund të konfirmojmë, që avioni i lehtë i nisur nga një fushë aviacioni në Piemonte ka fluturuar drejt Pulias dhe është kthyer sërish në Piemonte, duke fluturuar ekskluzivisht në territorin italian…  Mund të konfirmoj se avioni nuk ka fluturuar nga territori shqiptar…”, ka deklaruar sot Michele Grillo, drejtor i Interforces në Shqipëri.
Dallimi midis këtyre deklaratave, dje të policisë së Torinos dhe sot të Interforces italiane në Shqipëri,  është e dukshme.
Aksioni i kapjes së avionit ka qenë pas një hetimi të shtrirë në kohe dhe deklarimet e policisë dje në mëngjes nuk mund të kishin aq shumë pasaktësi, nëse deklaratën e Interforcës sot e konsiderojmë të vërtetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...