Nga Specialistet e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë u bë arrestimi në flagrance i shtetasve, Bajram Allamani, 56 vjeç, banues në Laç, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Lezhë dhe i Oltion Përvathi, 34 vjeç , banues në Lezhë, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale AK Ushqimit në Lezhë.
Arrestimi i tyre u bë për konsumim të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 Kodi Penal pasi, gjatë kontrollit në subjektin Bar Kafe në pronësi të shtetasit G. Prenga në fshatin Rrilë në Lezhë i cili ishte i paregjistruar në QKR, nuk kanë vepruar për të konfiskuar gjithë mallrat dhe pajisjet e gjetura në lokal.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje të të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 Kodi Penal, shtetasi G. Prenga, 37 vjeç, banues në Lezhë, pronari i bar kafes.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












