Denoncon Dritan Hila: Kurveleshi dy vjet më parë merrej me blegtori, sot kultivon dhe mbjell hashash

Shares

Analisti Dritan Hila, ka konfirmuar sonte nga “Studio e hapur”  e Eni Vasilit, zgjerimin e hartës së kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri.
Duke marrë shkas nga një hartë e bërë publike dje në Parlament dhe e shpërndarë nga PD-ja, Hila ka sjellë një dëshmi të tijën, nga vëzhgimi dhe përvoja personale.
“Dy vjet më parë, ende pa ardhur PS në pushtet, kam qenë në Kurvëlesh dhe shihja se si banorët merreshin me blegtori. Sot, ata banorë, mbjellin dhe kultivojnë hashash”, ka deklaruar Hila.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...