Mbledhja e parë e Këshillit Ekonomik Kombëtar, nën drejtimin ekzekutiv të kryeministrit Rama iu kushtua shtjellimit të planit operacional në luftën kundër informalitetit.
Duke e cilësuar betejën kundër informalitetit si një domosdoshëmri për të luftuar paligjshmërinë, Rama u shpreh se lufta kundër informalitetit kryefjala për 300 ditët në vazhdim. Në fjalën e tij, Rama e krahasoi betejën kundër informalitetit të ngjashëm me atë të energjisë elektrike, një betejë që do të kryhet në krah të konsumatorëve dhe në mbrojtje të biznesit të ndershëm me qëllim uljen e taksave dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.
Rama tha se qeveria ka gati paketën e masave ligjore për të rënduar ndëshkimet ndaj atyre që përfitojnë nga kuadri ligjor i brishtë për të bërë evazion, ata që kryejnë punën në të zezë dhe atyre që fshehin të dhënat.
Ndërsa ekspertë të ekonomisë që beteja duhet të nisë me kompanitë e mëdha, Rama tha se kjo betejë do të nisë nga bizneset e vogla, që janë zinxhiri i fundit kompanive të mëdha që kryejnë informalitet.
Lidhur me aksionin masiv kundër informalitetit që do të nisë nesër, Rama tha se janë ngritur 600 grupe pune me përfaqësues të agjenssive të ndryshme që do të punojnë në terren, të cilët përveçse do të kryejnë kontrolle, evidentojnë dhe ndëshkojnë shkelësit e ligjit, do të jenë joarmiqësor me bizneset.
Edi Rama e mbylli fjalën e tij duke thënë se taksat janë çmimi që duhet të paguajnë qytetarët për të blerë qytetërimin, ndaj të gjithë të paguajnë në mënyrë që të ulen taksat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












