Aeroporti i Rinasit gjithnjë e më shumë po braktiset nga pasagjerët për shkak të çmimeve të larta. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i pasagjerëve që kanë hyrë ose dalë në aeroportin e Tiranës në vitin 2014 është më i vogël se katër vite më parë. Bazuar në shifrat e publikuara, në vitin 2014 në aeroportin e Rinasit kanë qarkulluar 6779 më pak pasagjerë se në vitin 2011.
Rënia më e madhe vërehet tek pasagjerët që kanë dalë nga Shqipëria. Kështu, në vitin 2014 nga aeroporti Nënë Tereza kanë dalë 6655 pasagjerë më pak krahasuar me vitin 2011.
Vetë qytetarët kanë shprehur se janë çmimet e larta të shërbimeve ato që nuk i tërheqin më të frekuentojnë aeroportin e Rinasit.
Nga ana tjetër edhe drejtues të agjencive shprehen se qytetarët shpenzojnë më shumë se tetë orë për të shrytëzuar lehtësitë që ofrojnë aeroportet e tjera fqinje, ose zgjedhin të udhëtojnë me tragete apo autobusë.
Monopoli i krijuar nga aeroporti i Rinasit, nën mungesën e mbikëqyrjes së autoriteteve qeveritare, ka krijuar vështirësi që qarkullimin e qyettarëve për shkak se është i vetmi aeroport në Shqipëri, dhe nga ana tjetër i detyron qytetarët të largohen prej saj për të gjetur rrugë alternative.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












