Qeveria nuk e fsheh zellin e investimit të saj, në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ky zell dukshëm bie në sy, kur për çdo javë nga një ministër shkon në zyrën e Erion Veliajt, raporton, premton dhe merr përsipër zgjidhje të ndryshme.

Ministrja e Zhvillimit Urban, nga zyra e kryebashkiakut të Tiranës, nënshkroi në fillim të muajit një marrëveshje bashkëpunimi e cila synon hartimin e një plani të ri zhvillimor që i përgjigjet territorit aktual të Tiranës me 24 njësi të reja administrative. Ndërsa nuk dihet se ka nisur puna për hartimin e këtij plani zhvillimor, ajo që dihet ka të bëjë me atë se në projektet e qeverisë është një tjetër plan zhvillimi, por jo vetëm për Tiranën, por për Tiranën e Durrësin së bashku, projekt i nënshkruar edhe nga ministrja Eglantina Gjermeni dhe nga ish-ministri Eerion Veliaj.

Ende nuk ka ndonjë dokument të nënshkruar mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit…, mundësi kjo, që e lë të hapur që edhe Saimir Tahiri të shkojë në zyrën e Erion Veliajt.

Dje, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka qenë më i avancuar se dy ministrat pararendës, sepse ka guxuar dhe ka propozuar, diçka,sikurse krijimin i Polit të Bujqësisë për Tiranën.
Nga ana e tij, kryebashkiaku nuk kishte se si të mos mirëpriste këtë propozimi, për të cilin nuk u nënshkrua ndonjë letër…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












