Xhafaj mesazh Ramës e Metës: Më shumë përgjegjësi në bashkëqeverisje

Shares

Me cilësinë e bashkëdrejtuesit të komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka dalë sot në një prononcim për mediat, ku nuk i ka shpëtuar edhe komentet për problemet e mundshme brenda koalicionit. Për sa i përket marrëdhënieve PS- LSI, Xhafa tha se nuk ka një krizë të koalicionit por, indirekt kërkoi nga dy kryetarët e koalicionit, Edi Rma e Ilir Meta, më shumë përgjegjshmëri për bashkëqeverisjen.
“Ka nevojë për më shumë përgjegjshmëri në këtë bashkëqeverisje në sensin e raporteve dhe brenda koalicionit. Nuk më duket serioze që shumë gjëra të trajtohen nëpërmjet deklaratave, intervistave apo ‘Facebook’”, tha Xhafa.
Gjithashtu Xhafaj apeloi ndaj politikës, duke i kërkuar të marrë përsipër fajin për situatën aktuale të drejtësisë. Ai tha se opozita ka një shans të mirë për të qenë pjesë konstruktive e procesit.
Ndërsa në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Xhafa tha se do preken institucionet e drejtësisë si KLD-ja, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria dhe Presidenti.
Bashkëkryetari i reformës në drejtësi ka shprehur edhe rezerva lidhur me deklaratat e kreut të shtetit, Bujar Nishani. Në lidhje me qëndrimin e kreut të Shtetit Bujar Nishani, Xhafaj thotë se intervistat nuk duhet dhënë për të gjykuar apo intimiduar të tjerët. Secili sipas tij duhet të bëjë punën e vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...