PS do të kalojë në skaner, të gjithë anëtarësinë e saj. Burime brenda kësaj partie bëjnë të ditur se për çdo organizatë socialiste do të evidentohen anëtarët e partisë që janë ende anëtarë, si edhe ata që janë larguar. Pjesë e skanimit, do të jetë edhe performanca e tyre, angazhimi dhe pjesa e tyre aktive ose jo, në dy fushatat e fundit elektorale.
Si pjesë e ristrukturimit të plotë të të gjitha strukturave partiake, në përmbushje edhe të objektivit kryesor: procesit zgjedhor i PS, në periudhën shtator – dhjetor 2015, priten edhe masa konkrete, bazuar në analizën e performancës së anëtarësisë së PS, masa që do të zbresin deri edhe në ndëshkime të mundshme, për të punësuarit në sektorin publik.
Ndërkohë në selinë rozë kanë mbërritur analizat nga kryetarët e disa degëve të partisë. Përshtatja e strukturave vendore sipas hartës së re territoriale, zgjedhja e drejtuesve të organizatave, në njësitë administrative dhe në nivel bashkiak do të jenë dhe hapat e parë në këtë proces.
Pjesë përbërëse e këtij aksioni janë edhe strukturat e forumit të gruas socialiste, si dhe ai rinor, FRESSH, të cilët detyrë të tyre parësore kanë ngritjen dhe riorganizimin e strukturave të tyre vendore, evidentimin dhe shtimin e anëtarësisë së tyre, si dhe ngritjen e grupeve të grave e të rinjve socialistë pranë organizatave socialiste.
Fazat e procesit zgjedhor në PS
Deri në 10 shtator 2015 – Regjistrimi i anëtarëve të PS, sipas organizatave.
10 shtator deri më 10 nëntor – Zgjedhjet në organizatat socialiste.
21 nëntor 2015 – Zgjedhja e delegatëve të kongresit, sipas parimit një anëtar, një votë.
15 dhjetor 2015 – Zgjedhjet për kryetar të PS-së në bashki dhe konstituimi i asambleve në bashki.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












