Kryetarët e degëve të të Partisë Demokratike, ndjehen “të kërcënuar” nga deputetët e kësaj partie, në tentativën për t’ju faturuar humbjen e zgjedhjeve vendore.
Në këto rrethana, mësohet se krerët e degëve lokale të PD-së, po tentojnë dhe po organizohen për ti paraprirë këtyre tentativave, duke kërkuar njëherazi edhe ndërhyrjen e kryedemokratit Lulzim Basha, përpara nisjes së analizës së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Ndërsa të gjitha degët i janë përgjigjur udhëzimit të Lulzim Bashës për krahasimin e shifrave, hapi i radhës është zbritja në bazë, aty ku rëndon edhe përgjegjësia e humbjes. Këtu qëndron edhe pikëpyetja që ngrenë drejtuesit demokratë të rretheve, të cilët akuzojnë deputetët se do tentojnë t’ua faturojnë humbjen degëve të PD.
Kjo interpretohet si lëvizje e qëllimshme e deputetëve, për shkarkimin e disa kryetarëve të degëve. Ajo që i shqetëson aktualisht ata është pikërisht tendenca për të kamufluar mosmarrëveshjet në bazë, me qëllim përqendrimin e gishtit të akuzës mbi krerët e degëve.
Përballë një situate të tillë, mësohet se krerët e degëve të PD-së janë në një fazë organizimi, për tu bërë “bllok”, në përballjen me deputetët. Mësohet se deri tani të paktën pesë degë të PD-së janë në një fazë diskutimi, konsultimi dhe organizimi, me qëllimin për të dalë së bashku, me një ankesë të argumentuar kundër deputetëve. Gjithashtu mësohet se edhe degë të tjera të PD-së, pritet ti bashkohen “pesëshes”.
Krerët e degëve lokalë, pranojnë se më se njëherë ata kanë qenë të detyruar të pranojnë raportet destruktive me deputetët, të ngarkuar nga kryetari Lulzim Basha për organizimin e zgjedhjeve në 61 zonat zgjedhore. Debatet sipas tyre shpesh herë kanë arritur ën atë masë sa përballë akuzave të ndërsjella, mes palëve, në ndonjë rast është dashur edhe ndërhyrja e Lulzim Bashës për “qetësimin” e situatës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












