Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën, arrest me burg për 37-vjeçarin, Shkëlqim Disha, i cili 3 ditë më parë në afërsi të fshatit Shëngjergj të Tiranës vrau gruan e tij për motive xhelozie.
Disha ka dalë përpara gjykatës paraditen e kësaj të premteje për të mësuar masën e sigurisë për krimin e kryer për të cilin njoftoi vetë policinë dhe madje priti pranë trupit të Resmies 31-vjeçares, që uniformat blu ta prangosnin.
Ashtu si përpara policisë edhe përpara trupit gjykues, Disha ka thënë se nuk donte ta vriste gruan e tij, por vetëm ta frikësonte atë.
Më 18 gusht teksa kthehej në shtëpi ai ka pasur një grindje me nënën e dy fëmijëve të tij me të cilën ishte ribashkuar pas një periudhe divorci.
Shkëlqimi dyshonte se Resmia kishte pasur lidhje intime me dikë tjetër gjatë kohës kur nuk ishin bashkë.
Është nervozuar nga fakti që gruaja nuk e pranonte tradhtinë dhe e ka goditur atë në kokë me një dru. Më pas ka hequr rripin e pantallonave dhe e ka mbytur. Edhe divorci i tyre kishte ndodhur për arsye xhelozie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











