Gjykata e Lartë refuzon 10 mijë euro garanci, lirimi i Mark Frrokut në dorë të Strasburgut!

Shares

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar sot tre kërkesat e deputetit Mark Frroku, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen në Belgjikë të Aleksandër Kurtit.
Deputeti Mark Frroku kërkoi të lihej i lirë kundrejt një garancie pasurore prej 10 mijë euro, sie dhe të marrë pjesë në seancën gjyqësore të datës 19 tetor 2015, që mbahet në Bruksel. Në kërkesën e tretë pala mbrojtëse i kërkonte Gjykatës së Lartë të detyronte Prokurorinë që t’ju vinte në dispozicion të gjitha aktet e hetimit, por edhe kjo është rrëzuar poshtë me pretendimin e sekretit hetimor.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pasi prokurorët kanë deklaruar se kanë dalë sekrete hetimore. Ndërkohë u zëvendësua edhe gjyqtari Ardian Nuni me Ardian Dvoranin. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës, Saimir Visha deklaroi se vendimi i shtetit shqiptar është nul dhe për këtë do t’i drejtohet Strasburgut.
“Do ta çojmë çështjen në Strasburg, me rrëzimin e kërkesave ka shkelje proceduriale. Do provojmë që ne nuk po i fshihemi drejtësisë belge. Nuk ka logjikë që në Belgjikë për të njëjtën çështje të jemi të pandehur ndërsa në Shqipëri të ndalohemi. Ne kërkonim një vendim të gjykatës belge, që s’ka vendim për transferimin e çështjes penale. Do kërkojmë ndëshkimin e shtetit shqiptar, i cili me vendimin e tij për të mos lejuar Frrokun në Belgjikë kufizon dhe pengon të drejtat e sanksionuara në Konventën Europiane. Vendimi nga shteti shqiptar është nul”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...