FOTO/ Te “Syri i Kaltër” nuk mund të afrohesh dot…, nuk të lejon as era e rëndë e …

Shares

Një qytetar shqiptar, ka shprehur zemërimin e tij, për atë, që ndërsa ishte i shoqëruar me disa miq italianë, kishte vendosur ti çonte ata edhe te “Syri i Kaltër”. Por era e qelbur e jashtëqitjeve dhe bllokimi i rrugës nga makinat, nuk ja mundësuan këtë vizitë.
sk2Me betimin se, “kurrë nuk do kthehem me aty”, qytetari Ard Karaj, ishte kthyer mbrapsht, duke mos mundur ti kënaqte miqtë nga Italia.

sk3“Duke qene se disa miq të mitë kishin ardhur nga Italia dhe bëmë plazhin në Himarë mendova që të kthehemi nga Saranda për t’iu treguar ‘Syrin e Kaltër’. Sapo bëje pagesën dhe merrje rrugën drejt ‘Syrit të Kaltër’ gjëja e parë që të priste ishte era e qelbur e jashtëqitjeve që nuk dihej nga vinin.
Pastaj jo më shumë se 50 m rrugë dhe rruga ishte e bllokuar.
Është vërtetë turp që një vend si ‘Syri i Kaltër’, që është një nga vendet që nuk ka nevojë për reklamë, të ketë akoma rrugë të shtruar me cakull. As tabela, as një polic, as një orientim… Me zor kam gjetur një vend për të kthyer makinën dhe kam ikur me betimin se kurrë nuk do kthehem më aty”,
denoncon Ard Karaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...