FOTO/ Kamëz, bashkia realizon me fondet e veta investime të bllokuar prej dy vjetësh nga qeveria
Shares
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, inspektoi punimet që po bëhen në rrugën “Zgjimi”, e cila lidh Valiasin me Laknasin, dy prej lagjeve kryesore të qytetit të Kamzës. Gjatë inspektimit, Mziu u shpreh se ndihej i kënaqur që një tjetër investim i rëndësishëm i shtohet kësaj zone me një popullsi të madhe, duke bërë që banorëve të saj t’u ofrohen kushte më të mira lëvizshmërie, por edhe jetese. Gjithashtu, kreu i bashkisë u shpreh se ky segment rrugor, me gjatësi 870 metër dhe gjerësi 8 metër, nga një problematikë në të kaluarën për banorët, tashmë jo vetëm do të ketë parametra dhe standarde bashkëkohore, por do të jetë edhe një faktor ndikues për zhvillimin e zonës, duke u hapur biznese të reja dhe duke bërë që të shtohen edhe vende pune.
Bashkë me rrugën po ndërtohen edhe kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, çfarë do të thotë se do të marrin fund edhe problemet shqetësuese dhe më të mprehta të qytetarëve për sa i përket infrastrukturës. Bashkia Kamëz po e realizon me fondet e veta këtë investim, pas bllokimit që i bëri qeveria përreth dy vjet, duke ngritur edhe akuza dhe duke sulmuar kryebashkiakun Mziu deri edhe me heqjen e lirisë në mënyrë të padrejtë. Sipas drejtuesve të kësaj bashkie, kjo qeveri që nuk ka financuar asnjë nga projektet e shumta dhe konkurruese që i është dërguar asaj dhe ministrive të linjës në mënyrë të përsëritur për dy vjet. Drejtuesit bëjnë të ditur se, përgjigjja e bashkisë Kamëz dhe e kreut të saj është vijimi i punës për të pasur sa më shumë investime dhe shërbime cilësore për qytetarët e Kamzës, por edhe të Paskuqanit, për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës urbane të bashkisë së re.
Ashtu siç është bërë e ditur që në fillim të vitit, dhjetëra investime të parashikuara në buxhetin 2015 janë realizuar dhe të tjera do të realizohen gjatë kësaj periudhe.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...