Në mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka pasur debatë të forta dhe kërcënime.
Mosmarrëveshjet kanë nisur para se të fillojë votimi i kruetarit të këshillit, ku këshilltarët e majtë kërkuan që fletët e votimit për zgjedhjen e kryetarit të jenë transparente. Të majtët pretendojnë se procesi po manipulohet dhe se fletët e votimit kanë shenjë.
Në garë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Bashkisë Shkodër janë Luan Heta i koalicionit PS-LSI dhe Xhemal Bushati nga PD.
Zgjedhjet lokale të 21 qershorit nxorrën fituese kandidaten e djathtë, Voltana Ademi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












