Roland Bejko: Fasadat e pushtetit marrin jetë njeriu në Libohovë, Luiza Mandi të japë dorëheqjen!

Shares

Kryetari i degës së PD në Gjirokastër, Roland Bejko, ka denoncuar sot kryebashkiaken e Libohovës, si shkaktaren e vdekjes së një punonjësi të mirëmbajtjes së kësaj bashkie.
“Luiza Mandi, kryetarja e sapozgjedhur e Bashkisë, çoi sot drejt vdekjes me një urdhër të papërgjegjshëm punonjësin e mirëmbajtjes! Ngutja për të kuruar sa më shpejt fasadat e rrugëve, shesheve, pemëve, e për t’ju a shitur qytetarëve si ‘punë të mëdha’, që asnjëherë më parë nuk janë kryer këto 25 vjet, sot u pagua me kurbanin e radhës në bashkinë Libohovë. Jashtë çdo lloj kushti teknik dhe pa zbatuar asnjë ligj, kryetarja e sapo zgjedhur e bashkisë Libohovë Luiza Mandi me urdhrin e gabuar, çoi sot drejt vdekjes punonjësin e mirëmbajtjes se bashkisë, te ndjerin Genci Dervishi, 47 vjeç, një punonjës i papërtuar, qytetar model, baba i dy fëmijëve tashmë jetimë”, shprehet Bejko në një deklaratë për mediat.
Denoncimi i tij shkon më tej, kur hedh dritë mbi paligjshmërinë e prerjes së pemëve, pa tender, apo dokument kontraktual e ligjor.
“Pa asnjë lloj kontrate tenderimi, apo dokumenti ligjor, Kryetarja e Bashkisë vendosi të ndërhynte për prerjen e dy pemëve të larta në qendër të qytetit Libohovë, duke mos marrë asnjë masë sigurie për jetën e punonjësit të saj dhe duke mos respektuar asnjë lloj procedure tenderimi për mjetet e renda qe vuri ne dispozicion për këtë proces kaq delikat, por që fatkeqësisht dështoi dhe solli një tragjedi të rënde në një familje libohovite duke rrezikuar seriozisht dhe jetën e dy punonjësve të tjerë”, vijon Bejko.
Ai apelon më tej ndaj organit të akuzës, të nisë hetimet, për zbardhjen e kësaj ngjarje.
“Ftojmë Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, të nisë menjëherë hetimet se përse kryetarja e bashkisë Libohove, Luiza Mandi urdhëroi punonjësin e saj duke e vënë para alternativës, ose të ruante vendin e punës, ose të kryente një punë kaq te rrezikshme pa marre asnjë masë sigurie. Në ç’mënyrë dhe mbështetur në cilin ligj janë bërë pagesat dhe kontraktimet e mjeteve të rënda? Kush mban përgjegjësi për kushtet teknike , kur sot po trumbetohet me të madhe për luftë ndaj informalitetit? Çfarë emri t’i vëmë këtij lloj informaliteti të Mandi që mori sot një jete njeriu?”, adreson edhe disa pyetje kreu i degës së PD, Gjirokastër
Duke i kërkuar dorëheqjen kryebashkiakes së Libohovës, Roland Bejko e paralajmëron atë, për të mos ndërmarrë nisma e përpjekje për falsifikim dokumentesh dhe mediesh, për shkaktarët e vërtetë të kësaj tragjedie.
“Luiza Mandi urgjentisht si ish-mjeke nën betimin e Hipokratit, sot kokulur duhet të japë dorëheqjen për papërgjegjshmëri në kryerjen e detyrës, ti kërkojë ndjesë publike familjes që i shkaktoi tragjedinë me papërgjegjshmërinë e saj , të mos ndërmarrë asnjë nismë për falsifikim dokumentesh pasi do të mbaje përgjegjësi penale, të lejojë organet e drejtësisë të thonë fjalën e tyre si dhe të ketë transparencë për të gjitha urdhrat dhe veprimet e kryera për mediat dhe opinionin publik”, thotë Bejko.
Më tej, kreu lokal i PD-së, i shpreh ngushëllime edhe familjes së viktimës.
“Me këtë rast, Partia Demokratike Dega Gjirokastër i shpreh ngushëllimet më të thella familjes; fëmijëve, bashkëshortes, prindërve dhe të afërmve të të ndjerit Genci Dervishi, duke besuar se me ndihmën e zotit do të munden të gjejnë forcën e duhur për të përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur!”, përfundon deklarata e kreut të degës së PD, Gjirokastër, Roland Bejko.


Për më shumë, mund të lexoni edhe …

/web/Libohove_bie_nga_vinci_vdes_punonjesi_i_baskise_duke_prere_deget_e_pemeve_6222_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...