Në hetim 2 vajza 15-vjeçare, i dhanë lekë false kamarierëve në Pogradec

Shares

Dy vajza do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qarkut Korçë pasi kanë paraqitur kartëmonedha false në një lokal në Pogradec. Dy vajzat nën hetim  janë Xh.A dhe S.B, të dyja 15-vjeç, banuese në Tiranë.
Kallëzimi penal për dy vajzat ka ardhur nga dy kamarierët e lokalit, 19 vjeçari R.L dhe 22-vjeçari E.H nga Pogradeci. Në kallëzimin e tyre në polici, kamarierët thanë se në lokalin ku ata punojnë në lagjen 1 në Pogradec, në datën 18 gusht dy vajzat 15-vjeçare u kanë dhënë për shërbimin e tyre, njërit 5 kartëmonedha 500 lekësh të reja dhe tjetrit 4 kartëmonedha 500 lekëshe, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj dy vajzave për veprën “Falsifikimi i monedhave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...