Një ngjarje tragji-komike ka ndodhur në qendër të qytetit të Budvës në Malin e Zi, ku një malazez i ka vënë pistoletën në kokë një turisti shqiptar në prani të njerëzve të tjerë, duke e detyruar atë që të mos flasë shqip dhe më pas i ka kërkuar falje duke i dhënë edhe një puthje.
Sipas medias malazeze “Vijesit”, ngjarja ndodhi në një kafene të Budvës, pranë stacionit të autobusit në prani të shumë turistëve të tjerë, të cilët janë terrorizuar.
Shqiptari, një 46-vjeçar nga Shkodra me inicialet G. S., ishte duke pirë kafe kur u përball me shtetasi Gojko B. për të cilin thuhet se ishte nën efektin e alkoolit në momentin që ndodhi ngjarja. Gojko, i zemëruar se shqiptari nuk fliste gjuhën malazeze, fillimisht i kërkoi atij që të përsëriste disa fjalë në gjuhën e tij. Më pas, nxori pistoletën dhe ia drejtoi shqiptarit. Fillimisht, të pranishmit nuk e kuptuan çfarë po ndodhte, derisa kamerierja i kërkoi shpjegime malazezit.
Në atë moment malazezi u hoq sikur nuk kishte ndodhur asgjë duke çuar nga karrigia dhe duke kërkuar falje. Ai madje u dha nga një të puthur, si shqiptarit ashtu edhe kamerieres. Në këtë moment, shqiptari gjeti mundësinë dhe u largua nga lokali me shpejtësi.
Ai u kthye në lokal disa orë më vonë për të paguar kafenë dhe aty vendosi që ta raportonte në polici ngjarjen. Pas kësaj, policia malazeze gjeti dhe arrestoi Gojko B. i cili tashmë akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












