Policia e Fierit ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 17-vjeçare. Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit Eduarto Hoxha, 38 vjeç nga fshati Mbyet dhe ka shpallur në kërkim shtetasin F.B, 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” në Fier.
Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 01:30, dhe sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur G.A,17 vjeçe, banuese në Fier.
Dy personat do të procedohen penalisht për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












