Shqipëria ngjitet nga vendi i 9 në të 7 në “kampionatin botëror” të çmimit të naftës
Anglia, Italia, Suedia, Zvicra, Suedia dhe Malta (jemi pothuaj barazim me këto) janë të vetmet vende në botë që naftën e shesin më shtrenjte se ne. Pas këtij klasifikimi, mësohet se Shqipëria ngjitet nga vendi i 9 në të 7 në “kampionatin botëror” të çmimit të naftës
Ndërkohë në Shqipëri ka lindur edhe një fenomen tjetër… Shoferët shqiptarë, sidomos ata që janë në Kukës, shkojnë dhe mbushin makinat e tyre në pikat e Prizrenit, ku nafta mund të blihet me deri në 120 – 130 lekë.
Çudia këtu qëndron se nafta që shitet në Prizren, është nafta që nxirret nga nëntoka e zonës së Fierit dhe përpunohet në rafinerinë e Ballshit… E njëjta naftë në Shqipëri kushton nga 175 – 185 lekë (në varësi të cilësisë).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












