Erion Veliaj dështon…, në parashikimin e motit

Shares

Që në mëngjes herët sot, kryebashkiaku Erion Veliaj, besohet ende pa marrë autobusin për të shkuar në punë, ka postuar një status në “Facebook”.
“MOT I RENDUAR: Stuhi të forta në TR, ju lutemi kufizoni lëvizjet në mëngjes gjer sa situata të normalizohet. Evitoni përrenjtë e lumenjtë në gjithë zonën e TR madhe. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje.
Tel 0800 0888 për emergjencat @BashkiaTirane ‪#‎TeamEV‬ ‪#‎Bashke”.
captureevKanë kaluar rreth tri orë nga ky mesazh, dhe përveçse disa minutash shi të zakonshëm, të gjithë në “TR madhe” janë dëshmitar se, ‬nuk kishte “stuhi të forta në TR”…
Nga i gjithë ky mesazh i kryebashkiakut , përveçse mbetet si dëshmi, dështimi i Erion Veliajt në parashikimin e motit, pjesa më e saktë ishte… “Tel 0800 0888 për emergjencat @BashkiaTirane ‪#‎TeamEV‬ ‪#‎Bashke”.
Pavarësisht këtij kujdesi të ekzagjeruar, sikurse shkruante edhe një komentues në “Facebook”, Erion Veliaj ia arriti për “t’ju prekur qysh në pikë të sabaut…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...