FOTO/ Durrës, radhë të gjata për një pasaportë, ose të paguash për “tu nxirë jeta”

Shares

Fluks qytetarësh për aplikim pasaportash, ka pasur këto ditë në Durrës. Fluksi është shkaktuar, jo aq për shtimin e aplikimeve, si rezultat i ardhjes së emigrantëve, se sa për “ristrukturimin”, sipas së cilës ndërsa kjo zyrë aplikimi deri pak kohë më parë plotësonte nevojat vetëm të Lagjes 8 dhe 18,  tashmë aty aplikojnë banorët e bashkësie së re të Durrësit, përfshi edhe komunat.
pasaporta durres“Një i zgjuar aty në qeveri ka menduar që të sjelle gjithë Bashkine e re Durrës (Durrësin dhe komunat përreth) në këtë zyre. Dhe e ka menduar ta bëjë tani në pikun e sezonit kur kërkesat e emigrantëve për dokumentacion janë në kulm. I torturuan njerëzit e shkretë. Personalisht kam shkuar për 3 ditë rresht derisa lashë gjurmët e gishtave. Këta sikur i paguajmë të na nxijnë jetën”, denoncon qytetari Henri Ikonomi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...