Prokuroria e Lushnjës ka zbardhur gjithë detajet për të cilat akuzohet 26-vjeçarja Trimi e cila u akuzua nga bashkëshorti i saj për ushtrim të dhunës dhe për tradhti.
Sipas dosjes, mësohet se ka qenë një prej mbesave të Niko Trimit nga fshati Stan i Lushnjës, e cila ka kapur në flagrancë bashkëshorten e tij, Edmondën, teksa fliste në telefon me një person të panjohur.
Niko Trimi, me banim në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës është i martuar me Edmonda Trimin dhe së bashku kanë sjellë në jetë tre fëmijë të moshës 7, 5 dhe 3 vjeç. Nga hetimet është mësuar se gjatë kohës së martesës, kallëzuesi ka pasur konflikte të herëpashershme me bashkëshorten e tij për shkak të motivit të xhelozisë. Kjo, pasi 26-vjeçarja fliste shpeshherë me persona të panjohur duke anashkaluar kujdesin ndaj fëmijëve.
Dhuna ndaj Trimit

Kur ka mbërritur në banesë dera ka qenë e mbyllur dhe kur ka mundur të hyjë brenda i ka kërkuar bashkëshortes që t’i jepte telefonin që ta shikonte. Ajo e ka kundërshtuar dhe e ka thyer telefonin. Në tentativë për të marrë telefonin Niko Trimi është goditur me grusht në fytyrë nga bashkëshortja, pikërisht në syrin e djathtë. Madje ajo edhe e ka çjerrë me thonj. Më pas e ka qëlluar edhe me sende të forta. Ka qenë mbesa e 36-vjeçarit Niko trimi e cila ka ndërhyrë dhe i ka ndarë bashkëshortët.
Pas këtij momenti kallëzuesi ka shkuar në dyqan, ku është kthyer rreth orës 22.00 dhe e ka gjetur bashkëshorten në gjumë. Të nesërmen rreth orës 07.00 të mëngjesit ka konstatuar se bashkëshortja ishte larguar nga banesa pa lënë asnjë adresë. Denoncuesi ka konstatuar se ajo kishte marrë me vete kartën e identitetit, pasaportën, si dhe teshat e saj.
Kallëzimi në prokurori

Prokuroria ka kërkuar ndalimin e largimit jashtë shtetit të nënës së tre fëmijëve, pasi bashkëshorti i saj, Niko Trimi e ka falur dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi me kushtin që të mos e tradhtojë më.
Bazuar në ekspertimin mjekoligjor, në deklarimet e Niko Trimit e të mbesës së tij, faktit se e dyshuara i është fshehur hetimit dhe për shkak denoncuesi e ka falur dhe e i ka kërkuar të kthehet në shtëpi për t’u kujdesur për tre fëmijët e mitur, prokuroria ka bërë të ditur se ndaj 26-vjeçares Edmonda Trimi duhet të caktohet masa e sigurisë “Ndalim dalje jashtë shtetit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












