Partia Socialiste do të nisë në shtator debatin e gjerë në bazën e anëtarësisë për ndryshimet statutore. Grupi i punës i ngritur prej Asamblesë ka parashikuar të hartojë një kalendar me takime në rang kombëtar, ku parashikohet që në 61 bashkitë e reja, të diskutohen propozimet e bëra nga grupi i punës si dhe të merren mendimet e anëtarësisë. Propozimi kryesor, tashmë i bërë publik, është ndryshimi i rregullave për zgjedhjen e kryetarit.
Grupi i punës do t’i propozojë anëtarësisë, që kryetari të mos zgjidhet domosdoshmërish çdo 4 vjet, sikundërse deri më tani thuhet në statut. Ndryshimi kërkon, që, në rastet kur kryetari i partisë fiton zgjedhjet parlamentare, mandati i tij të zgjatet automatikisht edhe 4 vjet.
Nëse Kongresi i PS-së do të miratojë një ndryshim të tillë, ai do t’i japë fund një diskutimi të gjatë, të kryesuar nga Ben Blushi, se pse Rama nuk po zhvillon zgjedhje në parti.
Ndryshimi i dytë që pritet t’i propozohet bazës, është ndryshimi i strukturës organizative të Partisë Socialiste.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












